Krimi i katërfishtë në Lushnjë, ky është vendi ku u vra 30-vjeçari dhe u plagosën babai e vëllezërit e tij

Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, ku mbeti i vdekur 30-vjeçari Romeo Hasalla dhe u plagosën babai i tij Shuaip Hasalla, e dy vëllezërit, Emiljano e Laert Hasalla.

Ndërkohë në pamje, shihet trualli i tokës, për të cilin mendohet se ka nisur konflikti mes kushërinjve.

Ngjarja është regjistruar në Garunjas të Lushnjës, rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, konfirmuar kjo nga policia.

Në pamjet e siguruara shihen forca të shumta policie në zonë, si dhe banorë të tjerë të fshatit.

Si autorë të dyshuar të këtij krimi të rëndë janë dy vëllezërit, Kastriot dhe Afrim Hasalla. Për ta thuhet se ishin kushërinj me viktimën e të plagosurit, ndërsa prej vitesh ishin në konflikt për pronën.