Krimet kanë emër!

Shkruan: Faton Kurti, Republikanët e Kosovës

24 vite kanë kaluar kur hordhitë serbe erdhën në shtëpitë tona dhe masakruan popullatën civile dhe 1.432 fëmijë të pafajshëm shqiptarë.
Deri më sot asnjë qeveri e Kosovës nuk ndërmori nismë për ndërtimin e një MONUMENTI për të mos harruar kurrë gjenocidin serb.

Republikanët e Kosovës propozojnë krijimin dhe lartësimin e një MONUMENTI MADHËSHTOR në Prishtinë me moton: “A VRITEN PËLLUMBAT” për vrasjen e 1.432 FËMIJËVE TANË SHQIPTARË, në 1998-99 nga forcat barbare serbe!

Ndërtuam në çdo qytet e fshat monumente për kontributin në luftë kundër armikut por nuk ndërtuam deri më tani asnjë monument për krimin më makabër të forcave barbare serbe, masakrimin e 1.432 fëmijëve tanë shqiptarë!

Ngritja e një monumenti të tillë do të kishte simbolikën e një holokausti që u krye nga mizoria serbe dhe do të ishte hapi i parë për sensibilizim dhe kërkimin e drejtësisë me hapjen e një dosjeje dedikuar vetëm engjëjve të pafajshëm të Kosovës.
Kjo duhet kryer para se të jetë vonë dhe xhelatët serbë duhet të shkojnë para drejtësisë për krime kundra njerëzimit.

Bëjmë thirrje dhe presim mbështetjen e plotë për financimin e këtij monumenti, nga qeveria e Kosovës, bizneset e Kosovës dhe popullit shqiptar.

Një shembull i mirë i një monumenti nga Holokausti.