Krim makabër në Zvicër: Policia gjen babanë dhe tre fëmijët e vdekur

Vrasje në Buchs AG! Të hënën, policia zvicerane gjeti katër persona të pajetë në një shtëpi familjare. Bëhet fjalë për një baba dhe tre fëmijët e tij.

Zbulim i tmerrshëm në rrugën “Veilchenweg” në Buchs të Zvicrës! Të hënën në mëngjes, policia zvicerane gjeti katër trupa të pajetë në një shtëpi familjare. Siç raporton «Aargauer Zeitung», bëhet fjalë për një baba dhe tre fëmijët e tij, informon Shtegu.com.

Policia e ka konfirmuar rastin në kërkesë të gazetës “Blick”. Një person i tretë lajmëroi policinë rreth orës 07.15 të mëngjesit. Rrethanat e sakta aktualisht janë duke u sqaruar.

(E plotësuar) Sipas informatave të “Aargauer Zeitung”, bëhet fjalë për babain 37-vjeçar i cili punote në sferën e mjekësisë dhe i cili dyshohet se i ka vrarë fëmijët.