Adem Çuçul është zgjedhur kryetar i ri i antikorrupsionit me 81 vota për sot në Kuvend, shkruan Alsat.
Kjo zgjedhje vjen pas shkarkimit të Tatjana Dimitrovska.
Çuçul është i diplomuar në drejtësi dhe ka punuar për Komisionin Kundër Korrupsionit për më shumë se nëntëmbëdhjetë vjet.
Në listat e vjetra të punonjësve ai shfaqet si “këshilltar për parandalimin e korrupsionit në politikë”, ndërsa në dokumente më të fundit dhe në faqen zyrtare të internetit të KSHPK-së ai është i listuar si sekretar i përgjithshëm dhe personi i parë i kontaktit për median.




