Kreu i opozitës hungareze akuzon J.D. Vance për ndërhyrje në zgjedhje: S’jemi arenë lojërash gjeopolitike

Udhëheqësi i opozitës hungareze dhe rivali kryesor i Orbán në zgjedhje e ka akuzuar J.D. Vance për ndërhyrje në politikën e brendshme të vendit.

“U bëj thirrje fuqimisht të gjithë pjesëmarrësve në politikën ndërkombëtare – nga Ukraina në Serbi, nga Rusia në Shtetet e Bashkuara – të mos përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet hungareze.

Ne nuk jemi një fushë prove apo një arenë për lojëra gjeopolitike. Ky është vendi ynë dhe e ardhmja e tij do të vendoset nga qytetarët hungarezë.

I dashur Zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara, ju pyes me respekt: ​​nëse tashmë po merrni pjesë në fushatën në mbështetje të Viktor Orbán, mos lejoni që hungarezët ta paguajnë atë me paratë e tyre”, deklaroi Péter Magyar.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, fluturoi për në Hungari të hënën në mbrëmje për t’i përcjellë mbështetjen e Presidentit Donald Trump aleatit të tij, kryeministrit nacionalist Viktor Orbán, përpara zgjedhjeve parlamentare të konkurruara fort.

Vance u takua me Orban të martë në mëngjes, e më pas mbajti një fjalim në tubimin “Dita e Miqësisë Hungarezo-Amerikane” në Parkun Sportiv MTK ku shprehu mes entuziazmit mbështetjen për Orban në zgjedhje.