Kreu i fondacionit bullgar jep 200 euro për emrin e policit të Maqedonisë

Pas incidentit të djeshëm në pikën kufitare “Deve Bair”, është paraqitur kryetari i Fondacionit “Maqedonia” në Bullgari, Viktor Stojanov. Gjegjësisht, ai ofron edhe 200 euro (rreth 12 mijë denarë) për emrin dhe mbiemrin e policit maqedonas që i priti dje në kufi.