Kreu i FEMA në SHBA falënderon Turqinë për ndihmat lidhur me COVID-19

Kreu i Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) në SHBA, Pete Gaynor falënderoi Turqinë për ndihmat mjekësore që ka dërguar me qëllimin e luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një postim nga llogaria e tij në rrjetin social, Gaynor tha: “I jemi mirënjohës Turqisë për 500 mbrojtëset për fytyrën, 1.500 syzet mbrojtëse, 497.900 maskat dhe 69.330 veshjet mbrojtëse. Këto produkte do të shpërndahen në tre rajonet e FEMA (që përfshijnë Washington DC, Delaware, Maryland, Pennsylvania, Virginia dhe West Virginia)”.

Pasi Ambasada e Turqisë në Washington ndau postimin e Gaynor, nga llogaria zyrtare e FEMA u dha mesazhi në gjuhën turke “Çok teşekkür ederiz!” (Faleminderit shumë).

FEMA gjithashtu në postimin e saj ka shtuar edhe fotografitë lidhur me shpërndarjen e produkteve të cilat u janë dhënë punonjësve të shëndetësisë.

Turqia i dërgoi SHBA-së produkte të ndihmës mjekësore me dy avionë ushtarakë transportues më 29 prill dhe 2 maj.