Krerëve të UÇK-së nuk u lejohet mbrojtja në liri

Një panel i Gjykatës së Apelit në Gjykatën Speciale ka refuzuar sot kërkesën për mbrojtje në liri të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime në luftën e Kosovës për liri.

Ky panel nuk ka marrë në konsideratë argumentet e ofruara nga mbrojtja e të akuzuarve duke mbajtur një linjë me Prokurorin Jack Smith dhe Gjykatësin Paraprak, Nicolas Guillou, edhe pse të treja këto organe do të duhej të funksiononin si të pavarura nga njëra-tjetra.

Apeli nuk u ka besuar as zotimeve të shtetit të Kosovës, me saktë nga Policia e Kosovës, se ka kapacitetet e mjaftueshmne për të ofruar siguri në mbikëqyrjen e të akuzuarve gjatë kohës së qëndrimit të tyre në lirim të përkohshëm.