Krenar Osmani: Gjendja me ujin në Tetovë më keq se në vendet e Afrikës ku ka luftë (VIDEO)

Krenar Osmani nga iniciativa “Boll Më” e ka ngritur zërin ndaj EVN-së, ndaj rasteve të montuara politiko-gjyqësore, kurse mjaft i zëshëm është edhe për problemin me mungesën e ujit në Tetovë, problem me të cilin po përballen tani një kohë të gjatë banorët e qytetit. Në intervistën e tij për Lajm Tv, Osmani thotë se edhe pse “Tetova fluskon në ujë”, megjithatë qytetarët nuk kanë ujë për pije. Për këtë arsye Tetovën për momentin e krahason me vendet e Afrikës ku janë duke u zhvilluar luftëra. Mungesa e ujit veçanërisht ndihet tani në muajin e Ramazanit. Osmani thekson se uji nuk ëhstë problemi i vetëm në këtë qytet. Rrugët me gropa në lagjet që janë më pak se një kilometër afër qytetit, poashtu vështirësojnë jetën e qytetarëve. Problem tjetër është edhe rrjeti elektrik, që rrezikon vazhdimisht jetën e qytetarëve, sepse është i vendosur praktikisht gjysmë metra larg ballkoneve të shtëpive.