Kremlini thotë se armët bërthamore do t’i përdorin nëse përballen me kërcënim ekzistencial

Pasi ka dështuar të pushtojë kryeqytetin Kiev ose ndonjë qytet tjetër të madh me një ofensivë të shpejtë, Rusia po zhvillon një luftë shkatërrimi në Ukrainë që ka bërë disa zona urbane në gërmadha dhe ka shkaktuar shqetësim në Perëndim se konflikti mund të përshkallëzohet, madje edhe në një luftë bërthamore.

Dhe kur u pyet për të përjashtuar përdorimin e armëve të tilla nga Vladimir Putin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov refuzoi ta bënte këtë, por tha se politika e sigurisë e Rusisë diktonte se ajo do t’i përdorte ato vetëm nëse vetë ekzistenca e saj kërcënohej.

“Nëse është një kërcënim ekzistencial për vendin tonë, atëherë ai (arsenali bërthamor) mund të përdoret në përputhje me konceptin tonë”, tha ai për CNN, përcjell Klankosova.tv

I pyetur nëse kërcënimet e fshehta të Putinit për të përdorur armë bërthamore kishin për qëllim thjesht për t’i dërguar një mesazh botës, ai tha: “Presidenti Putin synon ta bëjë botën të dëgjojë dhe të kuptojë shqetësimet tona”.

“Ne jemi përpjekur t’i përcjellim shqetësimet tona në botë – në Evropë, në Shtetet e Bashkuara – për disa dekada, por askush nuk do të na dëgjonte”, shtoi ai.