Kremlini për dyshimet e helmimit të Abramovichit: S’ka lidhje me realitetin

Kremlini ka thënë se helmimi i dyshuar i miliarderit rus, Roman Abramovich në bisedimet e paqes në fillim të këtij muaji nuk ka asnjë lidhje me realitetin.

Kjo është thënë nga agjencia e lajmeve Reuters, përcjell Klankosova.tv.

Ata thonë se historia është pjesë e asaj të cilën ata e quajnë “luftë informacioni”.

Kremlini thotë gjithashtu se Abramovich nuk është anëtar zyrtar i delegacionit rus në Turqi, megjithëse ai është fotografuar në bisedimet me Ukrainën.