
Kremlini zyrtar ka thënë të hënë se nuk ka marrë plan të përditësuar paqeje për Ukrainën, pas bisedimeve të fundjavës midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë.
Sekretari i Shtypit, Dmitry Peskov, ka thënë se administrata e Vladimir Putinit ka ndjekur diskutimet dhe e kupton se janë bërë “disa rregullime” në planin e paqes që Rusia kishte marrë më parë, raporton BBC.
“Deri më tani, nuk kemi marrë asgjë zyrtarisht”, ka shtuar ai.
Peskov gjithashtu ka thënë se nuk ka plane për bisedime me palën amerikane në lidhje me Ukrainën për këtë javë.



