Kremlini: Jemi gati për raundin e dytë të bisedimeve

A municipal worker cleans and disinfects a bridge near the Kremlin in downtown Moscow on April 12, 2020, during a strict lockdown in Russia to stop the spread of the novel coronavirus COVID-19. (Photo by Dimitar DILKOFF / AFP) (Photo by DIMITAR DILKOFF/AFP via Getty Images)

Rusia është e gatshme që të zhvillojë raundin e dytë të bisedimeve me Ukrainën në mbrëmjen e kësaj së mërkure.

Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit, sidoqoftë, ka theksuar se ka informacione kontradiktore rreth bisedimeve, raporton Sky, transmeton KlanKosova.tv.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën që Rusia duhet ta ndalë bombardimin e qyteteve ukrainase para se të nisin negociatat.