Prokuroria e Krimit të Organizuar ka ngritur akuzë kundë tre personave të dyshuar për falimentimin e qëllimshëm të bankës Eurostandard. Sipas krimit të organizuar, të akuzuarit Nikollço Petkovski, Kosta Kostovski dhe Zoran Nikollovski që të tre në pozita udhëheqëse në strukturat e Eurostandard nga viti 2013 deri në vitin 2019 kanë miratuar kredi për subjekte të cilat nuk kanë plotësuar as kritere dhe nuk kanë pasur as fuqi të mbulojnë borxhin me çka kanë detyruar që banka të shkon në falimentim të detyruar.
Dëmi i shkaktuar ndaj Eurostandard ka arritur mbi 1,6 miliard denarë. Aktualisht nuk dihet nëse në akuzë apo më pas gjatë procesit të gjyqësor do të jetë i përfshirë edhe Trifun Kostovski i cili në procedurën hetimore udhëhiqej si i akuzuari i katër.



