Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar besimtarët katolikë dhe ortodoksë për festën e Pashkëve, duke theksuar mesazhin e shpresës dhe paqes që përcjell kjo festë.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka theksuar se Kosova, me gjithë sfidat, ka arritur të ruajë frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërnjerëzor, duke theksuar rëndësinë e festimit të Bajramit dhe Pashkëve bashkë, një vlerë që duhet kultivuar edhe më tej.
Postimi i plotë:
Në këtë ditë të shenjtë të Pashkës, festës së ringjalljes, besimit dhe shpresës, u uroj nga zemra paqe, gëzim e harmoni të gjithë qytetarëve tanë që e festojnë.
Pashka është kujtesë se pas çdo errësire vjen drita – një thirrje për të mos humbur kurrë shpresën për një të ardhme më të mirë.
Kosova, me gjithë sfidat, ka ruajtur frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërnjerëzor. Këtu, uroj përjetësisht, Bajram e Pashkë të festohen bashkë – një vlerë që na nderon dhe duhet ta kultivojmë më tej.
Për shumë mot Pashkën të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë! Paqe dhe mirëkuptim për të gjithë!/Periskopi/