Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, tha se zgjedhjet e ardhshme do të sjellin qeveri të re, pa Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.
Ai u shpreh se PDK synon të fitojë dhe të udhëheqë institucionet me shumicë stabile në Kuvend.
” Do ta krijojmë qeverinë e re pa Albin Kurtin dhe pa Vetëvendosjen. Pritshmëritë tona janë që t’i fitojmë zgjedhjet e ardhshme dhe ta udhëheqim qeverinë e Kosovës, me pasë një Kuvend funksional, shumicë të mjaftueshme dhe po ashtu me e bë të qartë atë tentim-kërcënimin që Kurti po ia bën sidomos partnerëve minoritarë, nuk do të ketë zgjedhje në prill.
Nëse kemi zgjedhje tash, unë jam i bindur që këto zgjedhje do ta prodhojnë stabilitetin për pesë vjetët e ardhshme edhe me zgjedhje të presidentit apo presidentes edhe me qeveri”, tha Krasniqi.
 
		



