Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me shpërndarjen e 100 eurove për studentët, vetëm tri ditë para balotazhit zgjedhor.
Sipas Krasniqit, mesazhet dhe pagesat e fundit nga Qeveria nuk janë një ndihmë reale për studentët, por një përpjekje për t’i manipuluar ato në prag të zgjedhjeve.
“Një kryeministër mashtrues që i ka harruar studentët për pesë vite, tani kinse po kujtohet për ta tri ditë para zgjedhjeve – jo për t’i ndihmuar, por duke dashur t’i mashtroj me nga një mesazh propagandistik dhe 100 euro në llogari.
Por studentët nuk mashtrohen kaq lehtë. Ata e dinë se kjo nuk është ndihmë, por hipokrizi me llogari elektorale.
Prandaj, ata, bashkë me familjet e tyre që i edukojnë me sakrificë, më 9 nëntor do ta kthejnë përgjigjen e tyre meritore – me dinjitet, me votë dhe me vetëdije!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.




