Sot janë bërë 23 vjet nga Dita e Çlirimit të Kosovës, e këtë e uruan shumica e figurave eminente të politikës shqiptare.
Një urim që tërhoqi vëmendje ishte ai i ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila falënderoi SHBA-në dhe NATO-n, por nuk përmendi fare Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Zeri.info.
Kjo nxiti reagime të shumta, e në mesin e tyre ishte edhe reagimi i sh-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi.
Krasniqi tha se “Le t’u tregojë dikushë Donika Gërvallës e Albin Kurtit se liria e Kosovës nuk erdhi vetë, por nga UÇK-ja”.
Ai më tej shtoi se ata mund ta injorojnë kontributin e UÇK-së, por që do të përfundojnë të harruar. /Zëri