Krasniqi: Kurti qëllimisht nuk e mundësoi regjistrimin e popullsisë për këtë vit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti për mos regjistrimin e popullsisë për këtë vit.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se më herët kishte paralajmëruar se këtë vit nuk do të ketë regjistrim të popullsisë, sipas tij, kjo është e qëllimshme nga Kurti.

“Shtyrja e regjistrimit, për herë të tretë, tashmë për në prill të vitit të ardhshëm, dëshmon se paaftësia, shkelja e ligjit, ndërhyrjet politike dhe fshehja e shifrave reale – e karakterizojnë këtë Qeveri dhe këtë proces që nga fillimi!”, ka thënë Krasniqi./Klankosova.tv