Krasniqi: Kurti po e sakrifikon Haxhiun – të ndryshojë kandidatja

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas dështimit të seancës konstituive për herë të shtatë.

Ai tha se kjo është mungesë totale e përgjegjësisë.

“Ata vota nuk kanë. Albin Kurti s’po mundet me u bë kryeministër, ai po e sakrifikon Albulena Haxhiun, por pos saj, edhe krejt shtetin dhe qytetarët e Kosovës”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

“Nuk ka vota për kryeministër, kjo është arsyeja që ai po e mban peng Haxhiun. Nuk na takon neve me i thonë presidentes çka me bë. Ajo e ka kry punën e vet, e ka ftuar seancën”, tha më tej Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

“Është turp me mbajtë vendin e bllokuar pse janë tek me një emër të veçantë”.