Krasniqi: “Kosova kërkon atë që iu takon bijve të saj: drejtësi, liri dhe të vërtetën”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se është duke u zvarritur procesi i lirimit të ish-krerëve të UÇK-së.

Në pesë vjetorin e arrestimit të tyre, Krasniqi kujton se Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi shkuan në Hagë me kokën lart.

“Për 1,826 ditë, ata dhe familjet e tyre kanë përballuar vuajtjen me qetësi, me durim e me besim. Për hir të së vërtetës dhe të drejtësisë.

Sot, pesë vjet më vonë, me mirënjohje, mall e krenari, Kosova kërkon asgjë më pak se atë që u takon bijve të saj: Drejtësi, të vërtetën dhe liri për çlirimtarët!” u shpreh Krasniqi.