Kraki: Mirë që u mbyll Ballkani i Hapur bashkë me idetë proserbe të Edi Ramës

Profesori Nezir Kraki ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës, se Ballkani i Hapur është mbyllur.

Ai shkruan se “mirë që është mbyllur Ballkani i Hapur me idetë proserbe të Edi Ramës dhe seancat lehëse te atyre qe desh na kafshonin sa here ishim kunder serbizimit te Kosoves permes Tiranes zyrtare”.

Postimi në Facebook:

Une erdha sot n’Kosove me perfitu nga te mirat e Ballkanit te hapur por sa dola nga aeroporti me thane se Edi Rama e kishte mbylle « zonen e lire neo-jugosllave ».

Realisht, Ballkanin e hapur Rama e ka kuptu dhe shpresu si zone komode per pazare politike. Tash qe pazaret politike deshtuan, edhe shkembimet tregtare dhe « prospertiteti neo-jugosllav » u harruan. Ishte e ditur dhe e pritur.

Nga ana tjeter, Vuçiqi Ballkanin e hapur e ka ideu si kurth per eklipsimin e Kosoves si shtet dhe ngrirjen e saj si çeshtje apo konflikt te pazgjidhur. Ne kete pike ndihmen me te madhe e ka marre nga Edi Rama. Po po! Sepse është ky Edi Rama qe doli edhe me idene e konferences nderkombetare per Kosoven 15 vite pas pavaresimit te saj nga Serbia.

Nejse…

Mire qe u mbyll Ballkani bashke me idete proserbe te Edi Rames dhe seancat lehëse te atyre qe desh na kafshonin sa here ishim kunder serbizimit te Kosoves permes Tiranes zyrtare