Krah të dashurit, Genta prezanton ndryshimin në dukje

Genta Ismajli para disa ditësh bëri ndryshim drastik në pamje, duke u bërë bjonde.

Këngëtarja ndau me ndjekësit disa imazhe, për të treguar dukjen e re dhe fansat e saj e pëlqyen këtë ndryshim.

Në një prej fotografive, ajo u shfaq krah të dashurit turk, Huseyin Usta, të dy të përqafuar dhe të veshur me veshje sportive.

Kujtojmë se Genta Ismajli kishte planifikuar rikthimin në skenë me një duet, por duket se për momentin pandemia e detyroi t’i pezullojë planet.