Duka: Nuk ka të infektuar të ri, po nuk ka edhe raste të dyshimta me Kovid-19

Situata epidemiologjike është stabile, nuk ka të infektuar të ri, ndërsa në Spitalin e përgjithshëm të Dibrës nuk ka pacientë të cilët janë paraqitur me simptoma të dyshimtë të Kovid-19, deklaroi sot kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka.
Si problem që paraqitet në qytet, sipas Dukës është deponia e qytetit, ku sipas ekspertëve, natën e së dielës shpërtheu zjarr, në shuarjen e të cilit maksimalisht u angazhuan zjarrfikësit e Dibrës.
Shtoi se në vijim janë aktivitetet për zbulimin e shkaktuesve të zjarrit, nga tymi dhe era e keqe e të cilit u ngufat tërë qyteti.
“Problem tjetër është edhe uji për pije, i cili për mua është përparësi mbi përparësitë dhe unë jam i përkushtuar që ta zgjidh sa më shpejt”, tha Duka.
Ai informoi se si Shtab operativ komunal, me të cilin udhëheq, deri tani u janë shpërndarë ndihma humanitare 1.000 familjeve.
Në fund ai apeloi që qytetarët kur dalin në qytet të mbajnë maska mbrojtëse dhe ta respektojnë distancën fizike./MIA