KQZ: Mbi 37% e qytetarëve kanë votuar në zgjedhjet e raundit të dytë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 37.88% qytetarë të Kosovës kanë votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Nga 1.260.571 persona me të drejtë vote, 475,751 qytetarë e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të zgjedhur kush do të udhëheq me komunën e tyre, njofton Klankosova.tv.

Kryetari i i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se statistikat e tjera do të publikohen në faqen zyrtare.