KQZ kërkon 7 qershorin si datë të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar 7 qershorin, si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Klan Kosova ka mësuar se kjo datë është diskutuar mes kryesuesit Kreshnik Radoniqi dhe ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Gazetarja e Klan Kosovës e cila ndodhet aktualisht te Presidenca, ka bërë të ditur se takimi akoma po vazhdon.

Zgjedhjet e reja do të mbahen pasi Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin e ri, brenda afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, e që dje ishte dita e fundit.

Nga sot, brenda 45 ditësh, duhet të zhvillohet procesi zgjedhor.