KQZ: Deri në orën 11:00 kanë votuar mbi 160 mijë qytetarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e sotme.
Në një konferencë për media, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 kanë votuar 162.439 qytetarë, që përbën rreth 8.29% të votuesve.

“Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga më shumë se 97% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 162.439, apo 8.29% nga afro 2 milionë votues”, tha Radoniqi.
Ai krahasoi këto të dhëna edhe me zgjedhjet e kaluara për Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se pjesëmarrja është në nivele të ngjashme.

“Deri në të njëjtën kohë për zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025, sipas të dhënave nga 94% e vendvotimeve kishin votuar 8.27% apo 165 mijë e 404 votues”, tha ai./Klankosova.tv