KOVID-19 tejkaloi pesë mijë, për herë të parë numër dyshifror i të vdekurve në një ditë

Për 24 orë në vend ndërruan jetë 11 persona nga virusi KOVID-19, që është numri më i madh dhe për herë të parë numër dyshifror prej fillimit të epidemisë para katër muajve. Raste të reja të konfirmuara prej dje janë edhe 185 nga 1364 testime, ndërsa më shumë se gjysma (96) janë në Shkup. Numri i të diagnostikuarve arriti në 5005.

Në mesin e të infektuarve janë edhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe nëna e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Pozitivë me KOVID-19 me pasqyrë më të lehtë dhe mesatare klinike, të rritur dhe fëmijë, prej sot do të pranohen edhe në Spitalin e fëmijëve në Kozle.