Kovid-19, në tre ditët e fundit 180 raste të reja dhe asnjë humbje jete

FILE PHOTO: Medical personnel stand next to ambulances with COVID-19 patients as they wait in the queue at a hospital for people infected with coronavirus disease in Kyiv, Ukraine March 30, 2021. REUTERS/Gleb Garanich/File Photo

Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njoftonë se gjatë tre ditëve prej 24.06 deri 26.06.2022 janë bërë 2.880 testime ndërsa janë regjistruar 180 raste të reja me Kovid-19, prej të cilëve 29 janë riinfektime.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 153 persona të shëruar ndërsa nuk është raportuar për asnjë humbje jete.

Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vendin tonë janë realizuar gjithsej 2.078.512 testime për KOvid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me Kovid-19 në vend është 313.540, numri i personave të shëruar është 303.648, numri i pacientëve që kanë humbur jetën si pasojë e Kovid-19 është 9.322, ndërsa numri i rasteve aktive në vend është 570.