“”Ju jeni përfaqësues i një partie politike e cila është e korruptuar dhe e cila ka dënime për procese kriminale dhe që është sinonim i krimit dhe korrupsionit.Këtë e vërtetojnë aktgjykimet gjyqësore në të cilat janë dënuar dhe akuzuar zyrtarë të VMRO-DPMNE-së, por edhe rrëfimet e tyre para gjykatave maqedonase”, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në pyetjen e deputetit Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
Sipas tij vendimet e gjykatës për rastin Titanik, Parcela në Vodno dhe të tjera kanë vërtetuar se ka pasur pastrim parash, pasurim të paligjshëm, mashtrime zgjedhore si dhe kriminal në proceset zgjedhor.