Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga sekretari i Përgjithshëm, Mile Zeçeviq, sot së bashku me qytetarët e Prilepit dhe rajonit të Prilepit, morën pjesë në takimin tradicional në manastirin “Shën Dhimitria” në fshatin Selcë.
Në fjalimin e tij para qytetarëve, Kovaçevski tha se është lider i konceptit për Maqedoninë evropiane, që nënkupton mbrojtjen e traditës dhe identitetit maqedonas dhe një të ardhme të sigurt evropiane, për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.
Kovaçevski shtoi se LSDM është ruajtësi i traditës maqedonase dhe lider i së ardhmes evropiane maqedonase.
“Ky është patriotizmi i vërtetë sot! Ne jemi ruajtës të traditës maqedonase dhe bartës, prijës të së ardhmes evropiane maqedonase. Sot jemi të gjithë në anën e duhur, kjo është ana e progresit, zhvillimit dhe integrimit”, tha kryetari Kovaçevski.
Tubimi tradicional qytetar në fshatin Selcë mbahet me rastin e Ditës së Kryengritjes Kombëtare – 11 Tetorit, në organizim të Organizatës Komunale të LSDM Prilep.




