Kovaçevski thotë se me Taravarin ka biseduar për çështjet e qeverisë teknike: Nuk jam takuar me Ziadin Selën

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski tha se në takimin që kishte me liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, kanë biseduar për punët në qeverinë teknike, e jo për dinamikën në ASH. I pyetur se çfarë i është ofruar ASH-së për t’u bërë pjesë e të ashtuquajturit Fronti Europian, Kovaçevski tha se me Taravarin ka folur për çështje të Qeverisë, ndërsa me Ziadin Selën nuk ka pasur takime.

“Me Taravarin ju tregova çka kemi biseduar, ndërsa me Ziadin Selën nuk kemi folur, përveç se jemi parë në Kuvend”, tha shkurt Kovaçevski.