Kovaçevski: Të jemi të zëshëm kundër antisemitizmit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Përkujtim të Holokaustit – 27 Janari shkroi në fejsbuk që të jemi të zëshëm kundër antisemitizmit, racizmit, ksenofobisë dhe formave të tjera të jotolerancës.

“Sot, kur e shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, na prekin fatet e të gjitha viktimave në kampet naziste të vdekjes. Secili nga ato ka porosinë e tij për të gjithë ne, fatet e atyre njerëzve asnjëherë nuk duhet t’i harrojmë. Detyrimi ynë është që ta ruajmë kujtimin për ta dhe vuajtjen e tyre, në librat e historisë, përmes arsimit. Ky është detyrimi ynë civilizues. Të luftojmë, vazhdimisht dhe pa kompromis, duke e kthyer kujtimin në aksion, dhe të jemi të zëshëm kundër antisemitizmit, racizmit, ksenofobisë dhe formave të tjera të jotolerancës”, shkroi ai.

Në këtë ditë, përkujtoi Kovaçevski, kujtojmë dhe nderojmë edhe hebrenjtë e Maqedonisë së Veriut të cilët i humbën jetët e tyre në kampin e përqendrimit Trebinja në Poloni, bashkë me 6 milionë hebrenj të cilën ishin ekzekutuar në Aushvic – Birkenau dhe në kampet e tjera të vdekjes.“Asnjëherë të mos harrohet, që të mos përsëritet”, shkroi Kovaçevski në Fejsbuk.