Kovaçevski: Si shoqëri jemi shembull për Europën!

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se ardhmëria europiane e vendit tash është në duar të Kuvendit dhe 120 deputetëve, përcjell TV21. Kovaçevski tha se shpreson që të njëjtit të votojnë ndryshimet kushtetuese, pasi si shoqëri multikulturore ne jemi shembull për Europën.

“Ne jemi shoqëri multikulturore, multikonfesionale që është shembull në miniaturë për Europën dhe besoj që deputetët tanë, 120 në numër në Kuvend, do të kenë vizion dhe guxim që do të thotë interim të shtetit në BE dhe mbi të gjitha sigurimin e ardhmërisë më të mirë europiane për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme”, tha Kovaçevski.