Kovaçevski si Grubi: Albin Kurti është keqpërdorur për politika ditore

Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se rruga Tetovë-Prizren mund të jetë temë diskutimi mes gjithkujt, por mund të realizohet vetëm nga Qeveritë, shkruan TV21. Kovaçevski thotë se kryetari i komunës së Tetovës dhe ai i Çairit e kanë keqpërdorur vizitën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për politika ditore.

“Njëjtë edhe me këtë rrugë. Kjo rrugë ka të bëjë me një ide që është shumë më herët, para vizitës së kryeministrit Kurti në komunat e Çairit dhe Tetovës, ku mendoj se njeriu u keqpërdor, të jem i sinqertë, në politika ditore të këtyre dy kryetarëve të komunave, që duan të etablohen në skenën politike”, tha mes tjerash Kovaçevski.