–Samiti i Procesit të Berlinit është historik, sepse vjen në një kohë krize të zgjatur dhe prej të njëjtit pritet të dalin hapa konkret që do të përforcojnë bashkëpunimin rajonal në të gjitha sferat, duke e rritur edhe më shumë rëndësinë e tij, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në seancën për Bashkëpunim Rajonal dhe Tregjet e Përbashkëta Rajonale në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Berlin të Gjermanisë.
Kovaçevski theksoi se sot është duke u përmbushur një pjesë kyçe e detyrimeve në kuadër të tregut të përbashkët rajonal, të miratuara në Samitin e Sofjes dy vjet më parë, duke theksuar se e gjithë kjo është arritur falë mbështetjen e fuqishme të Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, si nikoqir i Samitit të procesit të Berlinit, Komisionit Evropian dhe komunikimit intensiv të ekspertëve dhe administratave nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Vullneti ynë i ndërsjellë politik dhe përkushtimi për bashkëpunim rajonal është rezultat i interesave të pranuara reciprokisht që na inkurajojnë më tej të punojmë në zhvillimin e një tregu të përbashkët rajonal dhe rritjen e atraktivitetit të rajonit për investitorët e huaj”, theksoi kryeministri Kovaçevski në seancë.
Pjesë e delegacionit qeveritar i kryesuar nga kryeministri Kovaçevski në Berlin janë zëvendëskryeministri i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.