Kovaçevski: RMV-ja është demokraci funksionale multietnike

Kryeministri Dimitar Kovaçevski iu përgjigj pyetjes për investimet në energjetikë gjatë një ligjërate në Universitetin Kolumbia në diskutim me studentët. Duke theksuar se Maqedonia është demokraci funksionale multietnike, shembull se si zgjidhen çështjet e hapura përmes dialogut, duke i përmendur marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë.

“Nëse doni të gjeni një vend në botë ku përdoren përpjekjet diplomatike dhe fuqia e butë, ky vend është RMV-ja. Të gjitha marrëveshjet që kemi bërë brenda dhe jashtë vendit me fqinjët janë në fakt funksionale dhe të qëndrueshme. Kjo i ka mundësuar vendit t’i avancojë qëllimet e tij strategjike. Arritëm të gjejmë zgjidhje për çështjen e emrit të shtetit, për emrin kushtetues duke ruajtur identitetin dhe gjuhën e qytetarëve”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministri i RMV-së.