Kovaçevski: Që ta pranojmë propozimin francez, këto janë kushtet tona kyçe

Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes rrjeteve sociale porositi se formalisht ende nuk e kanë marrë propozimin e Francës, të harmonizuar nga ana e 27 vendeve-anëtare të BE-së. Ai thekson se çfarëdo që të jetë teksti i harmonizuar përfundimtar, duhet të plotësohen disa kushte që i njëjti të jetë i pranueshëm për Qeverinë e Maqedonisë.

Kushtet e kërkuara nga Kovacevski:
-Formulim i qartë për gjuhën maqedonase në kornizën negociuese dhe mbrojtje e qartë e identitetit maqedonas.
-Çështjet historike nuk mund të jenë kriter në kornizën negociuese.
-Negociatat mes RMV-së dhe BE-së duhet të fillojnë para nisjes së procedurës për ndryshime kushtetuese për futjen e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në Preambulën e Kushtetutës.
-Patjetër të ketë garanci të forta edhe nga Bullgaria, edhe nga BE-ja se nuk do të vendosen kushte të reja jashtë asaj që do të dakordohet në kornizën negociuese dhe protokollin dypalësh. -Çdo zgjidhje do të duhet të konsultohet edhe me institucionet e RMV-së.