Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë ekzekutive dhe qendrore në LSDM.
Lideri dhe mandatari për formimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskit në paraqitje para mediave publikoi emrat e ministrave të ri, radhë të LSDM-së, transmeton TV21.
- Zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit – Sllavica Gërgovska
- Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike – Fatmir Bytyqi
- Zëvendëskryeministër për çështje evropiane – Bojan Mariçiq
- Ministre e Mbrojtjes – Sllavjanka Petrovska
- Ministër i Punëve të Brendshme – Oliver Spasovski
- Ministër i Drejtësisë – Nikolla Tupançevski
- Ministër i Bujqësisë – Ljupço Nikollovski
- Ministër i Punës dhe Politikës Sociale – Jovana Trençevska
- Ministër i Kulturës – Bisera Stojçevska
- Ministër i Transportit dhe Lidhjeve – Bllagoj Boçvarski
Siç mund të shihet, jashtë Qeverisë së re do të mbeten ministrat aktual të Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, transmeton TV21.