Kovaçevski: Po të mos ishte ndihma e shtetit, qytetarët do të paguanin 5 herë më shumë rrymën

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21, tha se po të mos kishte ndihmuar shteti, qytetarët do të kishin paguar pesëfishin e faturave të energjisë elektrike që paguajnë sot.

“Energjia që qytetarët paguajnë në tregun e rregulluar është 80% e subvencionuar nga shteti. Do të thotë se po të mos ishte ai subvencioni i rrymës, qytetarët do të paguanin pesë herë më të lartë të energjisë elektrike”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski shtoi se më shumë se 72,000 kompani me qarkullim deri në dy milionë euro paguajnë për energji elektrike në tregun e rregulluar.

“Nëse i krahasojmë me çmimet normale të para luftës, që ishin 50-60 euro për megavat orë, mund ta imagjinoni se çfarë rritjeje është, dhjetëfishim i çmimit të energjisë elektrike”, thotë Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski shtoi se negociatat me odat ekonomike përfshijnë masa për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë.