Kovaçevski: Po shqyrtohet mundësia e përfshirjes së ASH-së në Qeveri

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se grupi i punës i dalë nga Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së shqyrton mundësin e hyrjes në Qeveri të një partneri të ri. Ndërkohë që tha se gjatë ditës së sotme nuk do të takohet as me Taravarin e as me Gashin.

“Sot nuk do të kem takim as me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, zotin Taravari e as me kryetarin e partisë Alternativa zotin Afrim Gashi, por mund t’ju them se grupi i punës të cilin njëzëri e formuam Këshillin Ekzekutiv të LSDM-së punon në përgatitjen e mundësisë për hyrjen e një partneri të ri në Qeveri, unë sot pasdite kam një bisedë telefonike me një zyrtar të lartë të SHBA-së”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër. /Alsat.mk