Kovaçevski: Po punojmë që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në ditën e dytë të konferencës vjetore “Viti i mundësive të reja” theksoi se Qeveria po punon që energjia elektrike të mos rritet dhe në disa segmente, siç paralajmëroi, mund të ketë ulje.

“Supozoj se në periudhën në vijim po punohet që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe mund të ketë ulje në disa segmente.

Vitin e kaluar ASH EMV arriti të rrisë prodhimin e energjisë elektrike për 20 për qind, ndërsa për këtë vit plani është që sërish të rritet prodhimi i energjisë elektrike, tha Kovaçevski sot në panelin e parë “Maqedonia e Veriut si qendër e energjisë së gjelbër – si ta kthejmë kriza në mundësi”.

Kryeministri thekson se strategjia e Qeverisë si dhe ekspertëve të angazhuar në sektorin energjetik, kanë sjell rritje të prodhimit të energjisë elektrike, ndërsa me këtë ka ardhur edhe te ulja e çmimit të energjisë elektrike.