Kovaçevski: Para nesh është një periudhë kur do të flasim me të gjithë për ndryshimet kushtetuese

Amendamentet kushtetuese janë përgatitur nga grupi i punës. Ato do të gjenden në njërën nga seancat e ardhshme të Qeverisë, pasi të përgatiten të gjitha dokumentet shoqëruese për t’i dërguar në Kuvend. Besoj se kemi kohë të kalojmë amendamentet kushtetuese, na pret një periudhë kur do të zhvillohen bisedime, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ai është i mendimit se është e nevojshme që opozita të marrë pjesë në marrjen e këtij vendimi dhe kjo është përmbushja e një prej hapave drejt anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në BE.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sot se ndryshim në Qeveri do të ketë vetëm në postin ministror për vetëqeverisjen lokale, por jo edhe në postet kryesore të ministrive tjera.

“VMRO-DPMNE u pajtua që të jetë pjesë e një qeverie që do të thotë qeveri e unitetit, për të marrë këtë vendim, për të përfunduar procesin e ndryshimeve kushtetuese, për të përfunduar procesin e skriningut, për të hapur kapitujt dhe për të mbyllur të paktën d. kapitujt nga grupi i parë dhe më pas për të shkuar në zgjedhje.

Tashmë i takon opozitës të shprehë qëndrimin në emër të partisë, të përcjellë përmes kryetarit të saj. Para nesh është periudha kur do të zhvillohen bisedime dhe kur duhet të merret ky vendim”, theksoi Kovaçevski.