Kovaçevski: Nuk ka takim me opozitën nëse diskutohet vetëm për zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se nuk do të takohet me liderin e opozitës nëse e vetmja çështje që do të diskutohet janë zgjedhjet e parakohshme.

Ai shtoi që zgjedhje do të ketë, por në vitin 2024. Për momentin, sipas Kovaçevskit, vendit nuk i nevojiten zgjedhje, por lidership për tejkalimin e pasojave të krizës.

“Unë nuk jam një person që i nënshtrohem presioneve, kërcënimeve dhe shantazheve. Nëse e vetmja pikë që opozita mendon se duhet të diskutohet janë zgjedhjet e parakohshme, atëherë nuk do të ketë një takim të tillë, sepse dua të përsëris se zgjedhje do të ketë, por në 2024”, tha Kovaçevski.