Kovaçevski: Na pret një vit i vështirë, më kritiku pas Luftës së Dytë Botërore…

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se na pret një viti i vështirë, përkatësisht më kritiku pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai shton se ka krizë energjetike, luftë, Covid-19, si dhe rritje të vazhdueshme të çmimeve.

“Presim një vit jashtëzakonisht të vështirë, ky është viti më kritik që nga Lufta e Dytë Botërore. Covid-19 është ende, gjithashtu një periudhë krize energjetike që praktikisht filloi në fund të vitit të kaluar, dhe mori vrull në fillim të këtij viti, dhe përveç kësaj momentalisht është lufta në Ukrainë”, tha Kovaçevski.

Sipas tij, kjo ka përkeqësuar më tej kushtet ekonomike dhe të tregut tonë duke rritur çmimet.