Kovaçevski: Me urdhër të Mickoskit, janë bërë video të pahijshme për vajzën time të mitur

Kryeministri Dimitar Kovaçevksi në konferencën e sotme për shtyp tha se me urdhër të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kjo parti ka sulmuar vazhdimisht bashkëshorten e tij, edhe pse të njëjtit kanë informacione për problemet shëndetësore që ka e njëjta, përcjell TV21.

“Unë dhe familja ime jemi në sulm të direkt, posaçërisht bashkëshortja ime, dhe nëpërmjet urdhrit direkt të kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, nga dita e parë. Ka ardhur deri tek ajo atmosferë, pasi duke mos pasur asnjë argument në debat në Kuvend- VMRO-DPMNE, rreth rikonstruimit të Qeverisë dhe duke marrë parasysh se kryetari i tyre thoshte se ka 61 deputetë për ta rrëzuar Qeverinë, ndërsa doli se Qeveria ka zgjerim të shumicës parlamentare në 65, që u vërtetua dje, me urdhrin e tij, diskutimet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së kanë qenë të orientuara drejt bashkëshortes time edhe pse ai e di për sfidat shëndetësore që i ka pasur bashkëshortja ime dhe që i ka”, tha Kovaçevski.

Kryeministri gjithashtu tha se me urdhër të Mickoskit janë bërë video të pahijshme për vajzën e tij të mitur.

“Për vajzën time të mitur, gjatë muajit korrik, vitin e kaluar, kur u morr propozimi francez, janë bërë video të pahijshme në aplikacionin Tik Tok dhe unë për këtë nga një jonjeri, nuk kërkoj falje”, tha Kovaçevski./tv21.tv