Kovaçevski i ashpër ndaj VMRO-së dhe Arsovsës

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot akuzoi VMRO-DPMNE-në dhe kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska për bllokadën në Shkup, përcjell TV21. Duke e komentuar protestën e transportuesve privatë, Kovaçevski tha se të njëjtit njerëz që bënin fushatë për Arsovskën sot mbajnë konferencë për shtyp pas bllokadave me autobusë në kryeqendër.

“Atë çfarë i bënë Shkupit me “Shkupi 2014″, për të cilin tani duhet të kthehet eurobondi, atë që e paguan, mbi gjysmë miliardë euro, tani duhet të kthehet, për atë Besimi informoi se vitin e ardhshëm duhet të sigurojmë 1,5 miliardë euro për kthim, epo mbi gjysmë miliard euro është stiropori që bie nga kjo ndërtesë, ky është eurobondi, ky është Shkupi 2014, që tani do ta kthejnë të gjithë qytetarët, pas asaj katastrofe që i bënë Shkupit, të njëjtit, me kuadrot e njëjta tani e bllokuan të gjithë Shkupin, e dinë qytetarët që këtë e bën VMRO-DPMNE, shihni se kush mban konferenca për shtyp, të njëjtit njerëz që ishin në fushatën e Danella Arsovskës”, tha mes tjerash Kovaçevski.