Kovaçevski e dorëzoi në Kuvend propozimin për rikonstrumin e Qeverisë, “Alternativa” në opozitë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski e ka dorëzuar në Kuvend propozimin për rikonstrumin e Qeverisë, duke e lënë kështu partinë Alternativa jashtë Qeverisë, shkruan gazeta Lajm.

Por, ajo që bie në sy është se në propozimin e dërguar në Kuvend nuk ka kandidat për kolltukun e ministrit pa resor nga “Alternativa”, Xhemail Çupi dhe as për zv.ministrin e Kulturës Daim Laçi,i cili poashtu është nga partia e Gashit.

Emrat e ministrave të rinj janë: Azir Aliu, për ministrinë e Shoqërisë Informatike, Krenar Lloga për ministrinë e Drejtësisë dhe Fatmir Mexhiti për ministër të Shëndetësisë.

Kaja Shukova, do të jetë ministre e Ekologjisë.