Kovaçevski: Dikur kam punuar në fabrikë dhe jam krenar për këtë

“Unë nuk jam nga ata politikanë që karrierën e ka ndërtuar nga zyrat në Qeveri, në zyra në institucione, në administratën publike, por jam një person që e ka ndërtuar karrierën e tij në sektorin privat për 22 vjet”, kështu deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në hapjen e një kompanie kanadeze për prodhimin e sistemeve, moduleve dhe komponentëve automobilistikë që u dërgohen prodhuesve më të rëndësishëm të makinave në botë.

Përveç karrierës së tij, Kovaçevski u ka dhënë përkrahje të veçantë punonjësve të kësaj kompanie dhe u ka dhënë këshilla.

“E nisa njësoj si ju, pas këtyre karrigeve, si një punonjës që duhej të vinte në punë çdo mëngjes për të krijuar vlerë dhe për të siguruar vlerë për kompaninë dhe taksat që do t’i paguhen shtetit”, tha ai.

“Prej 10 ditësh thuhet se kam punuar në një fabrikë dhe jam krenar për këtë. Unë jam i kritikuar nga njerëz që nuk kanë ngritur një kapëse letre në jetën e tyre, dhe tani po ata janë të njejtët të cilët po ankohen”, tha Kovaçevski.

Ai iu referua krizës ekonomike, inflacionit dhe pasigurisë dhe tha se nuk do të lejojë askënd të zgjedhë mes ngrohjes dhe ushqimit dhe të mbetet vetëm dhe se duhet të ketë rrymë, ngrohje dhe ushqim për të gjithë.

Ai tha gjithashtu se vendi është i vendosur në rrugën e tij drejt BE-së dhe për këtë arsye kompanitë duan të investojnë në të.