Kovaçevski: Detajet nga qeveria teknike do të bëhen të ditura deri më 25 janar

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski tha sot se takimi me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski do të bëhet vitin e ardhshëm, para apo pas festave. Ai thekson se të gjitha detajet rreth bisedimeve për qeverinë teknike do të komunikohen në kohën e duhur.

“Takimi do të jetë patjetër vitin e ardhshëm, do të shohim, pas ose para pushimeve. Ajo që të gjithë e pamë nga mediat është se pas 31 dhjetorit VMRO-DPMNE do të mbajë një takim se cilët do të jenë përfaqësuesit e tyre në qeverinë teknike. Sa i përket Qeverisë, do të bisedohet në nivel të koalicionit, në nivel të pjesëmarrësve në Qeveri dhe të gjitha detajet do të dihen me kohë, gjegjësisht deri më 25 janar”, tha Kovaçevski në hapjen zyrtare të sallës sportive. Naum Naumovski – Borçe” në Komunën e Karposhit.

Kryeministri theksoi se LSDM tashmë i ka përfunduar të gjitha procedurat gjatë kësaj jave.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Kovaçevski theksoi se pozitën e Artan Grubit si zv. kryeministër nuk e konsideron “aq artistike sa të ekspozohet”. Ai thotë se “është vetëm një nga zëvendëskryeministrat”.